Rama: Opozitë e katandisur në një tufë qorre që bën politikë me sajesa

Rama: Opozitë e katandisur në një tufë qorre që bën politikë me sajesa

“Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në reagim të deklaratave të opozitës dhe lajmeve të publikuara në disa portale për probleme me shëndetin.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, tha Rama. /Atsh