​​Trump pro njohjes së sovranitetit të Izraelit mbi Golanin

​​Trump pro njohjes së sovranitetit të Izraelit mbi Golanin

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot pro njohjes së sovranitetit të Izraelit në pjesën e Golanit të pushtuar dhe aneksuar nga izraelitët, një vendim që nuk është njohur asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar.

“Pas 52 vitesh, ka ardhur koha për SHBA-në që të njohë plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Golanin, që ka një rëndësi strategjike për shtetin e Izraelit dhe stabilitetin rajonal”, shkruan Trump në Twitter.

Kjo deklaratë vjen vetëm katër ditë larg nga vizita e parashikuar në Shtëpinë e Bardhë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në mes të një fushate për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit të Izraelit në legjislativet e 9 prillit.