​Conte: Një Brexit pa marrëveshje i padëshirueshëm

​Conte: Një Brexit pa marrëveshje i padëshirueshëm

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi sot në Bruksel se një Brexit pa marrëveshje nuk është i dëshirueshëm.

“Pozicioni italian është që nëse jepet një shtyrje e shkurtër mund të jetë e dobishme, por duhet të presim votimin e radhës të Parlamentit britanik.”, deklaroi Conte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi Brexit.

“Ne jemi gjithnjë për një marrëveshje. Mundësia e ‘no deal’ e shohim të padëshirueshme, por ky nuk është vendimi jonë”, theksoi kryeministri italian që ndodhet në Bruksel për samitin e BE-së./ATSH/