30 aksidente për 24 orë në Kosovë

30 aksidente për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 30 aksidente.

Sipas policisë, prej tyre 13 kanë qenë me të lënduar në njerëz, kurse 17 pa lëndime.

Tutje, policia ka shqiptuar 1057 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Derisa në raport thuhet se në këtë periudhë janë arrestuar 12 persona, 9 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.