Granatë në oborrin e konsullatës ruse në Athinë

Granatë në oborrin e konsullatës ruse në Athinë

Një granatë ka shpërthyer në oborrin e konsullatës ruse në Athinë

Media greke shkruan se dy persona që lëviznin me biçikletë kanë hedhur granatën pranë vend qëndrimit të rojes.

Granata ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit dhe raportohet se ka shkaktuar vetëm dëme materiale, transmeton oranews.
Zona është bllokuar nga policia ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet.

Më vonë policia greke ka gjetur dhe një motor tip ‘Endouro’ që mund t’i përkasë autorëve.