Stadia, platforma e lojërave të Google

Stadia, platforma e lojërave të Google

Google ka prezantuar platformën e saj të lojërave kompjuterike të ngritur mbi teknologjinë Cloud të quajtur Stadia.

Duke qenë se kjo platformë është brenda hapësirës teknologjike Cloud, lojërat do të mund të luhen në kompjuterë, televizorë dhe telefona të mençur.

Lojërat gjithashtu mund të transmetohen edhe në Youtube që të mund të ndiqen nga të gjithë në kohë reale.

Lojërat po shndërrohen në një industri që sjell përfitime të mëdha për të gjitha kompanitë.

Vitin e kaluar, shitja e tyre kapi vlerën e 20 miliardë dollarëve, ndërsa aplikacionet më të shkarkuara në Android mbeten po atyre te lojërave.