Nuk do të jepet shtetësi bullgare kundrejt investimeve

Nuk do të jepet shtetësi bullgare kundrejt investimeve

Ministria e drejtësisë e Bullgarisë ka propozuar që të hiqet opsioni për fitimin e shtetësisë bullgare kundrejt investimeve të afatshkurtra.

Ministria publikoi për diskutim publik projektin për ndryshime në ligjin për shtetësinë bullgare. Praktika tregon se shpesh në momentin e paraqitjes së aplikimit për shtetësi bullgare apo në ndonjë etapë tjetër të procedurës investimi tashmë nuk është në dispozicion për shkak të shitjes së letrave me vlerë të blera më parë. Do të shpallen dhe afate më të shkurtra për marrjen e vendimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Autor: BNR