Jericho sërish emocionon me këngë

Jericho sërish emocionon me këngë

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh sosh që kanë sjell kohët e fundit artistët tonë.

Rock bendi Jericho ka sjell këngën më të re para fansave të tyre dhe publikut të gjerë.

“Ëndërr e prerë”, titullohet kënga më e re gjersa vargjet e saj janë nga poezia e Dritëro Agollit.

Në videon e këngës mund ta shohim edhe aktorin prizrenas, Xhevdet Doda, i cili me paraqitjen fantastike i dha kuptim projekti muzikor.

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna.

Muzikën e këngës e ka bërë vetë frontmeni Petrit Çarkaxhiu gjersa orkestrimin Trimor Dhomi.

Ndryshe, bendi ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim.