Biskota me shije kafeje

Biskota me shije kafeje

Për të gjithë adhuruesit e kafesë, sjellim biskota me shijen e kësaj pijeje të preferuar.

Përbërësit:

400 gr miell

250 gr gjalpë

200 gr sheqer

6 lugë gjelle kafe të ftohtë

2 sheqer vanilje

2 lugë gjelle kakao

1 lugëz tharm buke.

Udhëzimet:

Gjalpën e mbajtur në temperaturë dhome rraheni bashkë me sheqerin dhe sheqer vaniljen.

Shtoni kafenë, miellin, tharmin e bukës dhe kakaon.

Nga brumi i fituar, formësoni toptha të vegjël, të cilët do t’i rendisni në tepsinë e mbuluar me letër kuzhine.

Biskotat spërkatini me pak sheqer.

Piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 10 minuta.