Bullgur me pulë dhe perime

Bullgur me pulë dhe perime

Një gjellë pak e pazakonshme, e cila do t’iu kënaq me shijen e veçantë.

Përbërësit:

500 ml ujë

200 gr mish pule

1 gotë bullgur

1 qepë

1 karrotë

1 spec

vaj

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Perimet lajini e pritini në kubikë. Kaurdisini në vaj.

Shtoni edhe mishin e copëtuar dhe vazhdojeni kaurdisjen edhe për 10 minuta të tjera.

Pas kësaj periudhe, shtoni bullgurin dhe kaurdiseni për pak kohë.

Shtoni ujin, mbulojeni me kapak dhe vazhdojeni zierjen edhe për 15 minuta të tjera në temperaturë të ulët ose derisa të shterrojë uji.