Kek me arra e reçel

Kek me arra e reçel

Nëse jeni nga ata persona që adhuroni ëmbëlsirat e bëra në shtëpi e që nuk janë shumë të ëmbla, atëherë kjo është një recetë e shkëlqyeshme për ju.

Përbërësit:

4 vezë

200 gr sheqer

50 gr arra të bluara

50 gr arra të thërmuara

200 gr miell

100 ml qumësht

50 ml vaj

1 pluhur pjekurinash

100 gr rrush i thatë/stafidhe

4 lugë miell

sipas dëshirës reçel.

Udhëzimet:

Të kuqtë e vezëve rrahini me 100 gr sheqer, pastaj shtoni 200 gr miell bashkë me pluhurin për pjekurina, arrat e bluara dhe arrat e thërrmuara, rrushin e thatë.

Bëni një brumë homogjen, të cilin do ta hidhni në enën e lyer me yndyrë.

Piqeni në furrën e parangrohur më parë në 200 gradë për 30 minuta.

Kekun e pjekur lyejeni me reçel sipas dëshirës.

Një të bardhë veze rraheni me pjesën e mbetur të sheqerit, shtoni 4 lugë miell dhe këtë masë hidhjani sipër kekut të lyer me reçel.

Kthejeni në furrën e ngrohur në 160 gradë dhe lëreni të thahet për afro 25 minuta të tjerë.

Para se të pritni kekun e ftohur, thikën lageni me ujë.