Bangladesh, kremtohet festivali hindus i ngjyrave Holi

Bangladesh, kremtohet festivali hindus i ngjyrave Holi

Nga veçoritë e festës është shoqërimi me miqtë, vizita e të afërmve dhe ngrënia e ëmbëlsirave të ndryshme.

Festivali i lashtë i hindusëve, Holi, i njohur edhe si "Festa e ngjyrave", është mbajtur në Bangladesh ku mijëra hindusë kremtuan në rrugët e Dhakas ardhjen e pranverës.

Holi është një festival i ngjyrave dhe dashurisë me të cilën shënohet ardhja e pranverës dhe zgjimi i natyrës nga gjumi dimëror.

Në ngjyrosjen e fytyrës dhe të duarve marrin pjesë meshkujt, femrat, fëmijët dhe të moshuarit.

Festa mbahet në rrugë, sheshe, parqe, përpara ndërtesave dhe tempujve.

Kremtimet plotësohen nga muzikantët e rrugës bashkë me të cilët njerëzit këndojnë këngët tradicionale kushtuar pranverës.

Nga veçoritë e festës është shoqërimi me miqtë, vizita e të afërmve dhe ngrënia e ëmbëlsirave të ndryshme.

Sipas besimeve tradicionale, festa shënon edhe fitoren përfundimtare të së mirës mbi të keqen./aa/