Reperi i njohur gjobitet me 5 mijë euro për këngën raciste

Reperi i njohur gjobitet me 5 mijë euro për këngën raciste

Një reper francez, i cili ishte në gjyq për një video muzikore me titull "Hang White People", është shpallur fajtor për nxitje të dhunës dhe është gjobitur me 5 mijë euro.

Nick Conrad, i cili është vetë-prodhuar, ishte pothuajse i panjohur për publikun francez derisa nxori klipin muzikor ku rrëmbeu, torturoi dhe vrau një person të bardhë.

Reperi Conrad ka mohuar akuzat dhe ka thënë se kënga është një koment për të mposhtur racizmin.

Videoja nëntë minutëshe u publikua në Youtube në shtator të 2018, por u hoq për shkak të përmbajtjes së dhunshme.

Aty duket një njeri i bardhë që qëllohet e torturohet nga reperi dhe bashkëpunëtori i tij. Atë e detyrojnë të kafshojë trotuarin dhe më pas e qëllojnë në kokë për të shkuar në veprimin e fundit, vetëvarjen.

Grupet kundër racizmit e kanë quajtur klipin një nxitje për dhunë dhe urrejtje racore.


MË SHUME NGA Magazina