Ismaili: Konfiskohen qindra kilogram barna ilegale në Prishtinë

Ismaili: Konfiskohen qindra kilogram barna ilegale në Prishtinë

Inspektorati Farmaceutik i MInistrisë së Shëndetësisë, pas inspektimeve ad-hoc të kryera mbrëmjen e kaluar në tre subjekte farmaceutike private ka sekuestruar qindra kilogramë barna ilegale. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Inspektorati Farmaceutik i MInistrisë së Shëndetësisë, pas inspektimeve të kryera në tre subjekte farmaceutike private në rajonin e Prishtinës, ka sekuestruar qindra kilogramë barna ilegale. Gjatë inspektimit, inspektorët kanë gjetur qindra kilogramë barna ilegale të grupeve të ndryshme farmaceutike. Barna pa banderola, por me hyrje të rregullta (leje për autorizim), si dhe barna me banderola të Serbisë, etj. Të gjitha keto barna janë evidentuar dhe konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik dhe me to do të procedohet sipas legjslacionit në fuqi”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka thënë se do të mbeten të përkushtuar që në tregun farmaceutik të Kosovës të qarkullojnë vetëm produkte të sigurta që nuk rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.