Bastet për emrin e fëmijës së Princ Harry-t

Bastet për emrin e fëmijës së Princ Harry-t

Në Britani kanë nisur bastet për emrin e fëmijës së princit Harry dhe Meghan Markle, që pritet të vijë në jetë pas disa muajsh. Sipas bast-vënësve, emrat më të kuotuar janë Diana, Victoria e Alice, nëse është vajzë, dhe Albert, Phillip e Arthur, nëse është djalë.

Duke marrë parasysh që anglezët njihen për të celebruar të parët, nuk do të jetë surprizë që të jenë të gjithë emra tradicionalë të historisë së monarkisë.

Diana është emri më i kuotuar deri tani, në nder të mamasë së ndjerë të princit Harry. Ndërsa në krye të listës për emrat mashkullorë është Albert, që quhej bashkëshorti i mbretëreshës Victoria.

Një muaj më parë, Dukesha Meghan Markle organizoi festën e foshnjës që do të sjellë në jetë, ndërsa ajo që quhet “babyshower”, kushtoi rreth 430 mijë dollarë