Basha takon ambasadorin britanik

Basha takon ambasadorin britanik

Pas kthimit nga Brukseli, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me të tjerë faktorë ndërkombëtar.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Duncan Norman ishte sot në zyrën e kreut të opozitës.

Në qendër të takimit mes Duncan-it dhe Bashës mendohet të jenë zhvillimet e fundit politike, pasi opozita dogji mandatet dhe presidenti Ilir Meta deklaroi se është gati të vetësakrifikohet për të shmangur instalimin e një junte ushtarake.