Emigrantët e kthejnë monedhën e vjetër të Venezuelës në art

Emigrantët e kthejnë monedhën e vjetër të Venezuelës në art

Shumë venezuelianë që migruan në Kolumbinë fqinje në kërkim të vendeve të punës dhe të një jete më të mirë, tani kujdesen për familjet e tyre duke shitur në rrugë çanta, stoli dhe lodra të krijuara nga fletët e monedhës së braktisur.

Një venezuelian i cili emigroi në Kolumbi para një vit e gjysmë krijon gjë sende artizanale me kartëmonedha të vjetra.

24-vjeçari venezuelian, Edixon Infante, është në mesin e emigrantëve, numri i të cilëve është gjithnjë e në rritje në Kolumbi, të cilët tani po përdorin kartëmonedhat bolivare të Venezuelës për të krijuar art, kartëmonedha të cilat u zëvendësuan nga bolivari sovran i ri i Venezuelës gushtin e kaluar.

Shumë venezuelianë që migruan në Kolumbinë fqinje në kërkim të vendeve të punës dhe të një jete më të mirë, tani kujdesen për familjet e tyre duke shitur në rrugë çanta, stoli dhe lodra të krijuara nga fletët e monedhës së braktisur.

Duke folur për AA, Infante tha se ai ka punuar si tregtar në Venezuelë.

“Po t’i kisha këto para në të kaluarën, unë do të isha milioner. Do të kisha blerë një shtëpi, do të kisha blerë një veturë. Por, nuk kanë vlerë tani”, tha Infante, duke valëzuar një deng me kartëmonedha.

Ai tha se kjo ide i ka ardhur në mendje nga disa njerëz të vendit të tij, të cilët po jetonin duke shitur mallra letrash të krijuara nga bolivarët e vjetër.

Veçanërisht mallrat artizanale tërheqin interesin e turistëve, tha Infante, duke shtuar se një pjesë të parave që ai fiton ia dërgon familjes së tij që jeton në Venezuelë.

Ekonomia e Venezuelës ka shënuar rënie të shpejtë pas rënies globale të çmimit të naftës së papërpunuar, eksportit kryesor të vendit.