​“Levi’s” regjistron rritje rekord në “Wall Street”

​“Levi’s” regjistron rritje rekord në “Wall Street”

Xhinset “Levi’s” regjistruan dje shifra rekord në bursën e “Wall Street”, duke u rritur me më shumë se 32% në raport me vlerën e 17 dollarëve që ishte më parë.

“Levi’s” arriti të grumbullojë 623 milionë dollarë duke shitur 36,7 milionë aksione me 17 dollarë secilën.

Kjo rritje bën që marka “Levi’s” të kapë vlerën totale prej 6,6 miliardë dollarësh.

Në fakt për “Levi’s” bëhet fjalë për një rikthim të suksesshëm në “Wall Street”. Në vitin 1971 kompania ishte regjistruar për herë të parë në burës, më pas familja e themeluesit Levi Strauss vendosi që të tërhiqet në vitin 1985.