Supa nga panxhari i kuq

Supa nga panxhari i kuq

Përbërësit:

 3 panxharë të kuq të madhësisë mesatare,
– 1 patate të madhësisë mesatare,
– 1 karotë,
– 1 presh apo qepë, sipas dëshirës pak supë pule,
– ¼ e hudhrës pluhur,
– kripë sipas shijes,
– 1 lugë të vogël piper të bardhë,
– vaj ulliri, sipas nevojës,
– pak ajkë të thartë për shërbim.

Përgatitja:

Preshin apo qepën lani mirë, pastroni dhe grini. Karotën lajeni, pastrojeni dhe grijeni në rende. N

ë tigan të nxehtë qitni pak vaj ulliri dhe fërgoni preshin dhe karotën.

Panxharin e kuq dhe pataten lani mirë dhe qitni të zihen me lëvore. Të ziera qëroni dhe pritni në kube, shtoni preshin dhe karotën dhe t gjitha përzieni dhe qitni në blender.

Shtoni hudhrën pluhur, piperin, kripën dhe supën e hollë të pulës aq sa dëshironi të jetë e dendur/e hollë.

Të gjitha përzieni dhe shërbeni me ajkë të thartë.