Basha: 22 marsi, dita e lirisë së shqiptarëve në rrugëtimin drejt Evropës

Basha: 22 marsi, dita e lirisë së shqiptarëve në rrugëtimin drejt Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson 22 marsin si ditë të lirisë së shqiptarëve drejt Evropës.

Lideri i opozitës Basha thekson se me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë.

“Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për t’u shprehur, lirinë për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Ky udhëtim 27-vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica”, shton ai.

Po ashtu Basha tha se “Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Evropës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta evropiane”, shprehet Basha.