​Bashkëshorti i aktores amerikane pranon autizmin

​Bashkëshorti i aktores amerikane pranon autizmin

Aktorja amerikane Amy Schumer, e cila pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Chris Fischer, zbuloi se ky i fundit ka çrregullime të spektrit autik.

“Ne të dy donim të flisnim për këtë, sepse është krejtësisht pozitive. Mendoj se disa njerëz nuk duan të bëjnë diagnozën, për shkak të turpit që vjen së bashku me të. Por, mjetet që na janë dhënë, e kanë bërë jetën e tij shumë më të mirë, martesën dhe jetën tonë shumë më të menaxhueshme”, tha Schumer gjatë emisionit “Wednesday’s Late Night”.