"Qëndrimi i BE-së për Lartësirat e Golanit mbetet i njëjtë"

"Qëndrimi i BE-së për Lartësirat e Golanit mbetet i njëjtë"

Komentet e BE-së erdhën një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planet për të njohur kontrollin izraelit mbi rajonin e pushtuar.

Bashkimi Evropian bëri të ditur se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tij në lidhje me Lartësirat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Komentet e BE-së erdhën përmes një deklarate të përfaqësisë së saj në Izrael për gazetën Haaretz, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planet për të njohur kontrollin izraelit mbi rajonin e pushtuar.

"Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e BE-së. BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi rajonet e pushtuara nga qershori i vitit 1967, përfshirë edhe Lartësirat e Golanit, dhe nuk i konsideron këto rajone si pjesë e Izraelit", thuhet në deklaratën e BE-së.

Ndryshe, presidenti amerikan Trump dje në Twitter shkroi se "pas 52 viteve, për SHBA-në ka ardhur koha e plotë për të njohur plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit"./aa/