Anthony Joshua bën jetë modeste

Anthony Joshua bën jetë modeste

Boksieri Anthony Joshua, pasuri e të cilit, sipas Forbes, aktualisht vlerësohet të jetë pak më shumë se 34 milionë euro, tregoi se duket banesa ku jeton.

Në një apartament modest, kampioni i peshave të rënda, asgjë nuk e tradhton pasuria, pa jetë luksi, madje edhe mobilie të lëna pas dore.

“Këto mobilie i kam në shtatë vitet e fundit. Nuk e kam ndërmend t’i riparoj pasi që janë të rehatshme, funksionale. Unë mund të pushojë në to dhe nuk kanë nevojë që të blejë të reja”, thotë Joshua.

 

Ai shfaqi edhe kuzhinën e vogël, e cila nuk është si shumica e njerëzve të njohur botëror, gjersa zbuloi edhe çfarë mban zakonisht në frigorifer.

“Jo shampanjë, vetëm ujë dhe lëngje të shtrydhura”, shpjegoi me buzëqeshje kampioni i boksit.

Dhomën e gjumit gjithashtu e ka të vogël, me një shtrat të vetëm dhe e mban një kryq që ia ka dhuruar nëna. Ndryshe, boksieri pritet që gjatë këtij viti ta mbroj titullin e kampionit për peshat e rënda.