Cipras do të vizitojë Shkupin në javën e parë të prillit

Cipras do të vizitojë Shkupin në javën e parë të prillit

Vizita e kryeministrit grek Aleksis Cipras në Shkup sipas gjitha gjasave planifikohet në javën e parë të prillit, ka thënë ministri për Punë të Jashtme i Greqisë Jorgos Katrugallos në intervistën për radion greke “Njuz247” , bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.

I pyetur për spekulimet në Greqi për këmbim të përmendoreve, shefi i diplomacisë greke ka thënë se disa, në mënyrë komunikuese, “tentojnë të menaxhojnë me orvatjet të cilat bëhen që të ndërtohen marrëdhënie të mira”.

“Tentojmë të gjejmë mënyra me njerëz të cilëve u thoshim mirëdita, bashkë të planifikojmë promovimin e interesave të përbashkëta dhe stabilizim të rajonit. Mendojmë për mënyra që popujve tanë do t’u tregojnë se klima me të vërtetë është përmirësuar. Këto lëvizje do t’i bëjmë me kujdes”, ka thënë Katrugallos.

Në intervistë, shefi i diplomacisë greke ka folur edhe për reagimet e Marrëveshjes së Prespës, veçmas në pjesën veriore të Greqisë duke shtuar se “ekziston reagim emocional” por me vijimin e kohës të gjithë do t’i kuptojnë përfitimet, veçmas ato ekonomike nga zgjidhja mes dy vendeve.