“AS”: Të gjitha rrugët të çojnë te Kylian Mbappe

“AS”: Të gjitha rrugët të çojnë te Kylian Mbappe

Reali i Madridit pritet të jetë protagonist absolut në merkaton e ardhshme verore. Janë të bindura mediet spanjolle, që kanë nisur të listojnë emrat e objektivave të mundshëm të presidentit Florentino Perez. Sigurisht që i pari mbetet talenti francez i PSG-së, Kylian Mbappe.

Të gjithë rrugët të çojnë te Mbappe”. Është ky titulli kryesor i “AS”, një gazetë shumë pranë klubit mbretëror. 20-vjeçari nuk është thjesht një ëndërr, por një objektiv real. Lëvizja e tij drejt “Bernabeut” pritet të bëhet shumë shpejt realitet mbi të gjitha për faktin se klubi parizien ka nevojë për të paktën 150 milionë euro për të mbyllur një “vrimë” të madhe financiare.

Mbappe nuk e ka kapërdirë gjobën që klubi i ka vënë pasi u paraqit me vonesë në një bashkëbisedim me trajnerin Tuchel, një arsye më shumë e shtyn drejt largimit. Vetë sulmuesi francez e konsideron Realin klubin e duhur për të synuar “Topin e Artë”./SS/