Interi pëlqen ish-futbollistin e Barcelonës

Interi pëlqen ish-futbollistin e Barcelonës

Interi është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm dhe duket se ka identifikuar emrin e duhur.

Bëhet fjalë për lojtarin e Barcelonës, që luan i huazuar tek Evertoni, Andre Gomes. 25-vjeçari ka bërë një sezon pozitiv në Premier League, paraqitje që kanë zgjuar interesin e shoqërisë zikaltër, që dëshiron të bllokojnë kartonin e tij nga Barcelona.

Andre Gomes u transferua në verë tek Evertonin në huazim për 2.5 milionë euro, ndërkohë që edhe anglezët dëshirojnë të blejnë kartonin e tij për 25 milionë euro nga katalanët. Për mesfushorin portugez, i cili ka luajtur në 21 takime këtë sezon me fanellën e Everton, ka shfaqur interes edhe Tottenhami.