Çka mund të paralajmërojë herpesi?

Çka mund të paralajmërojë herpesi?

Herpes Simplex mund të ndikojë në shfaqjen e Alzheimer. Sipas studimit të parë mbi këtë lidhje të mundshme, pikërisht virusi i herpesit që në shumë njerëz shfaqet tek zona e buzës disa herë gjatë jetës, mund të jetë një faktor potencial për sëmundjet neurodegjenerative.

Studimi është kryer nga tre universitete italiane, la Sapienza, La Cattolica dhe San Raffaele Pisana dhe ka treguar se prekja në mënyrë të përsëritur nga virusi ndikon në shfaqjen e disa molekulave në tru, të cilat janë tregues të këtyre patologjive.

Ekspertët shpjegojnë se virusi Herpes Simplex i tipit të parë, qëndron në formë të fjetur në disa qeliza nervore që ndodhen jashtë trurit. Por në periudha të shoqëruara me stres dhe ulje të imunitetit, virusi riaktiviziohet duke u përhapur. Megjithatë autorët e kërkimit theksojnë se do të vijojnë studimet për konfirmime të tjera në mënyrë që të kuptojnë më mirë këtë proces më qartë.