Pas ndarjes nga Carino, Lady Gaga nis një romancë të re?

Pas ndarjes nga Carino, Lady Gaga nis një romancë të re?

Lady Gaga thuhet se ka nisur një romancë të re me Jeremy Renner.

Por, lajmet kanë mësuar se gjërat midis 32 vjeçares dhe yllit 48-vjeçar nuk janë “romantike”, shkruan E online.

“Ajo ka qenë mike e mirë e Jeremy Renner për një kohë. Ata shpesh rrinë kur janë të dy në qytet,” thotë një burim i E! Online. “Lady ka kaluar kohë të mirë me të kohët e fundit, por nuk është romantike”.

Kjo lidhje spekulohet të vijë një muaj pasi këngëtarja e hitit “A million reasons” përfundoi fejesën e saj me Christian Carino.

Thashethemet e një ndarje filluan të ‘fluturonin’ në fillim të shkurtit kur Gaga mori pjesë në ‘Grammys 2019’ pa dashurinë e saj dhe unazën e fejesës.