Haradinaj: Qeveria e ka gati ligjin që ndalon lojërat e fatit

Haradinaj: Qeveria e ka gati ligjin që ndalon lojërat e fatit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ardhshme e ka gati Ligjin që ndalon lojërat e fatit.

Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se Ligji është përgatitur dhe i njëjti do ta zhfuqizojë ligjin ekzistues.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë, Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit. RH