De Biasi ende në pritje të ofertave

De Biasi ende në pritje të ofertave

Gianni De Biasi mbetet ende në pritje të një ofertë serioze për të nisur një projekt të ri, qoftë në një klub, qoftë në një përfaqësuese. Tuttomercatoweb, kontaktoi me italo-shqiptarin, i cili sqaroi se ende nuk ka marrë ofertën e duhur.

“Gjithçka ishte zgjedhje e imja. Nëse do të dëshiroja të kthehesha, do ta kisha bërë. Dua të rifilloj nga një projekt i rëndësishëm. A kam marrë oferta? Preferova që t’i refuzoj, si Frosinonen, ashtu edhe Venezzian. Njëlloj si Armeninë”.

Që pas largimit nga Kombëtarja Shqiptare, De Biazi ka patur një eksperiencë të shkurtër në Spanjë te Alaves, por që rezultoi e pasuksesshme. 62-vjeçari vazhdon të bëjë opinionistin në mediet italiane, por shpreson që të veshë sërish tutat e trajnerin për të ndërtuar e çuar përpara një projekt serioz. Deri tani, asnjë klub apo përfaqësuese nuk e ka bindur ish-trajnerin e Shqipërisë.