Osmani: Mbyllja e lojërave të fatit në Shqipëri me efekte në Kosovë

Osmani: Mbyllja e lojërave të fatit në Shqipëri me efekte në Kosovë

Naser Osmani, deputet i LDK-së, ka thënë se mbyllja e lojërave të fatit në Shqipëri ka pasur efekt në Kosovë.

Ai në “Studio e hapur” në RTK3 ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për lojërat e fatit është i duhur.  

“Pas ndalimit në Shqipëria ka një invazion, nuk ka më rregulla, dhe situata ka eskaluar, ku ka pasur edhe dy raste të vdekjes”, ka thënë ai.  

“Veprimi i Kuvendit sot ka qenë i duhur. Pas asaj që ka ndodhur në lokalet e këtyre veprimtarive ka qenë e domosdoshme që të merret një masë. Shpresoj që Qeveria duhet të reagoj konform kësaj Rezolute të Kuvendit të Kosovës”.