Isufi-Hotit: Lojërat e fatit janë edhe të kohës sate

Isufi-Hotit: Lojërat e fatit janë edhe të kohës sate

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, i ka thënë deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, se nuk mundet t`i akuzojë të tjerët për lojërat e fatit, pasiqë ato i përkasin edhe kohës kur partia e tij ka qenë në pushtet.

Isufi ka komentuar kështu në rrjetin social Facebook. 

"Edhe bastoret, edhe lojerat e fatit e edhe kazinot, jane te kohes sate e te tjereve para teje Avduhllah Hoti, prandaj mos akuzo te tjeret, para se ta akuzosh veten. Zotni meqe paske qene kaq i shqetesuar per kazinot, pse nuk i hyre procedures se ndalimit te tyre, sa vet ishe ne pushtet.
Kjo qe thuani sot, me se paku eshte hipokrizi! 
Qeveria Haradinaj, pa te prit ty hiç e ka gati projektligjin per pezullimin e kazinove dhe ai qysh ne mbledhjen e radhes do te miratohet ne Qeveri! 
Deklaratat tuaja jane teper te vonshme!"


MË SHUME NGA Aktuale