Vetura e Veliut përfshihet në aksident, pa pasoja

Vetura e Veliut përfshihet në aksident, pa pasoja

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nuk është lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Besi. 

Për këtë ka njoftuar Zyra për Informim e LDK-së.  

"Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre".