Vdes një 27-vjeçar në Opojë, rrezohet nga kali

Vdes një 27-vjeçar në Opojë, rrezohet nga kali

Një 27-vjeçar ka vdekur sot në Opojë të Prizrenit pas një aksidenti teksa po kalëronte.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

Ai ka bërë të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi që u rrezua derisa po kalëronte.

Express mëson se personi që humbi jetën sot është M. Mustafa nga fshati Brodosanë.


MË SHUME NGA Aktuale