Digjet autobusi në Zhur, s’ka të lënduar

Digjet autobusi në Zhur, s’ka të lënduar

Një autobus është kapluar nga zjarri në Zhur të Prizrenit.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit, i cili tha se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka marrë informatën se në Zhur të Prizrenit është kapluar nga zjarri një autobus i kompanisë “Adio Turs”. Ky autobus ishte i linjës së rregullt të udhëtimeve Dragash-Prizren-Beograd”.

Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë policia së bashku me zjarrfikësit të cilët janë duke u përpjekur që ta fikin zjarrin.

Sipas tij, akoma nuk dihen shkaqet që e kanë shkaktuar këtë zjarr.


MË SHUME NGA Aktuale