Lady Gaga në lidhje të re?

Lady Gaga në lidhje të re?

Lady Gaga së fundmi po kalon shumë kohë me Jeremy Renner.

Këngëtarja 32 vjeçare dhe aktori 48 vjeçar janë parë disa herë së bashku.

Megjithatë as Gaga e as Renner nuk kanë komentuar asgjë lidhur me raportimet e fundit se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Lady Gaga është ndarë nga i fejuari i saj Christian Carino pas dy vjetësh lidhje dashurie.

Qysh nga kjo kohë, është përfolur vazhdimisht për afërsinë që fituesja e çmimit Oscar ka pasë me kolegun e saj nga “A Star Is Born”, Bradley Cooper – pas performancës së tyre të ‘nxehtë’ në skenën e Oscars.

Lady Gaga së fundmi ka përgënjeshtruar edhe thashethemet për shtatzëni duke thënë se vërtetë ‘po lind diçka e re’ duke nënkuptuar kështu se ajo po punon në albumin e saj të ri.