Naegele: Marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet tash

Naegele: Marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet tash

Jolion Naegele, analist amerikan, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet arritur tash.

Ai ka folur të premtën në “55 minuta” te RTK3.

“Nëse nuk i zgjidhni sot çështjet, po vazhdoni t’i zhagitni për vitin tjetër, ato bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u zgjidhur. Ky është mësim nga Rambuje për Beogradin, dhe që nga atëherë ka pasur shumë mësime për Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Zgjidhni çështjet tani.  Ka vullnet në mesin e disa njerëzve, por janë të dy palët që nuk po mund të pajtohen brenda taborreve të veta se cilat janë prioritetet dhe cilat janë kompromiset të cilat do të duhej t’i bënin”, ka thënë ai.  

Naegele ka zbërthyer edhe presionin për arritjen e marrëveshjes.

“Presioni vjen për shkak të komunitetit ndërkombëtar, qoftë nëse flasim për Donald Trumpin e Shtëpinë e Bardhë apo për Komisoni Evropian. Të gjithë kanë mandate të kufizuara dhe do të donin të tregonin se a kanë arritur diçka, se a është bërë përparim. Ka një frustrim, sepse Kosova për shkallën e problemeve botërore nuk radhitet as në top dhjetë, madje as në top njëzet vendet problematike, nuk perceptohet si një ku do të ishte një problem kaq i vështirë, që çështjet të zgjidhen”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Aktuale