Panucci: Kjo është skuadra që kam, këta janë lojtarët që kam

Panucci: Kjo është skuadra që kam, këta janë lojtarët që kam

Pas humbjes 0-2 nga Turqia, trajneri i Shqipërisë Christian Panucci ka theksuar se “kjo është skuadra që kam, këta janë lojtarët që kam”.

“Pjesën e parë kemi luajtur mirë, kemi pasur mundësi të shënojmë, por rezultati tregon se ata kanë shënuar të parët dhe dihet fundi. Në pjesën e dytë kemi tregu shumë pak, indiferenca fizike ka qenë shumë e dobët”, tha ai.

“Në pjesën e parë kemi pasur mundësi, por nuk arritëm me shënuar, mbetet të shohim në të ardhmen. Është shumë e vështirë, sot kam fut dy sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këta janë lojtarët, kjo është skuadra”, shtoi ai.