Rivaldo tregon zëvendësuesin ideal të Ronaldos në Real

Rivaldo tregon zëvendësuesin ideal të Ronaldos në Real

Rivaldo ka analizuar situatën te Real Madridi, pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Legjenda e Brazilit thotë se “Los Blancos” duhet të fokusohen patjetër në nënshkrimin e një zëvendësuesi të yllit portugez.

Kampioni i botës me Brazilin beson se Neymar Junior, ose Kylian Mbappe, njëri prej tyre, mund ta lërë PSG-në dhe të bashkohet me Zinedine Zidanen në “Santiago Bernabeu”.

“Largimi Ronaldos? Ai bënte diferencën në kohë të vështira. Nuk ka rëndësi nëse Real Madridi përpiqet ta shmangë të folurin për Ronaldon. Qartësisht, sukseset e fundit të tyre, përfshirë edhe fitimin e tre Championsave radhazi, ishin kryesisht meritë e atij”, tha Rivaldo.

“Ky sezon tregoi se sa boshllëk ka lënë CR7 te Real Madridi. Klubi duhet të nënshkruajë me një tjetër, që ta zëvendësojë. Mbappe dhe Neymar janë dy emrat më potencialë në qarkullim për atë pozicion.PSG nuk do t’i lëshojë ata, sepse nuk kanë nevojë për të holla. Megjithatë, njëri prej tyre mund t’i bashkohet Zidanes në kryeqytetin spanjoll.Kjo do të varet edhe nga këmbëngulja e Zidane dhe Real Madridit”, shtoi Rivaldo.