Avioni i British Airways-it ateron gabimisht në Edinburg

Avioni i British Airways-it ateron gabimisht në Edinburg

Një fluturim i kompanisë britanike British Airways, i destinuar për Dyzeldorf të Gjermanisë, ateroi gabimisht në Edinburg të Skocisë, pasi dokumentet e fluturimit u dorëzuan gabimisht.

Pasagjerët e kuptuan gabimin vetëm kur aeroplani ateroi dhe përcjellësit e fluturimit uruan "mirëseardhjen në Edinburg".

British Airways tha se fluturimi më pas është ridrejtuar dhe se ka ateruar në Dyzeldorf.

"Iu kemi kërkuar falje klientëve për këtë ndërprerje të udhëtimit të tyre dhe do të kontaktojmë secilin nga ta individualisht", tha përmes një deklarate British Ariways, transmeton REL.

Nuk është e qartë se sa pasagjerë janë prekur nga gabimi.

Avioni u ngrit nga Aeroporti i Qytetit të Londrës.