Ullinj të marinuar mesdhetar

Ullinj të marinuar mesdhetar

Pasurojeni shijen e ullinjëve me këta përbërës aspak të shtrenjtë.

Përbërësit:

200 gr ullinj të gjelbër

200 gr ullinj të zinj

1 ½ lugëz fara koriandri

1 limon

vaj ulliri

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Farat e koriandrit shtypini.

Lëvoren e limonit qërojeni dhe lëreni në një enë me ullinjtë.

Shtojuni lëngun e limonit dhe sasi të njëjtë vaji ulliri.

Shtoni kripë, piper dhe farat e koriandrit.

Përziejini mirë dhe lërini të pushojnë.