Makarona me mozzarella

Makarona me mozzarella

Ushqim i shijshëm dhe i shpejtë, tamam për ditët e ngrohta të pranverës.

Përbërësit:

500 gr makarona

300 gr djath mozzarella

500 gr tomatina

100 gr ullinj të zinj

4 lugë gjelle vaj ulliri

borzilok

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim.

Tomatinat pritini në copa më të vogla dhe fërgojini në vaj ulliri.

Shtoni ullinjtë, kripën, piperin e makaronat.

Shtoni edhe mozzarellën dhe borzilokun.

Përziejini edhe një herë dhe shërbejini.