Speca të mbushur

Speca të mbushur

Mund të mbushen me llojshmëri kombinimesh, madje pa kursyer dhe ndonjë mbetje nga vaktet e mëparshme. Ja një mënyrë e përgatitjes së tyre:

Përbërësit: 

8 speca zile të kuq, të verdhë ose portokalli

1 lugë gjelle vaj ulliri 

1 qepë e vogël, e grirë

2 thelpinj hudhër, të grirë

450 gr mish i grirë pa dhjamë

1 ½ gotë oriz i gatuar

420 gr domate e grirë

220 gr kaçkavall të copëtuar

1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Vendoseni rrjetën e furrës në mes dhe ngroheni atë në 190 gradë celcius.

Hidhni ujë, rreth 1 gotë në një tavë pjekjeje me përmasa 22x33 cm dhe vendoseni mënjanë.

Hiqni majat e specave dhe çdo pjesë të bardhë nga brenda. Spërkatini pjesët e brendshme me pak kripë.

Vendosini specat në tavën e përgatitur për pjekje dhe mbulojini mirë me letër alumin. Piqini për 10 minuta. Më pas i nxirrni dhe lërini të ftohen ndërsa përgatisni mbushjen.

Ndërkohë ngrohni vajin në një tigan të madh në flakë të mesme derisa të nxehet mirë. Shtoni qepën dhe majat e coëptuara që hoqët nga specat, shtoni kripë dhe gatuajini duke i përzier herë pas here derisa të zbuten, përreth 8 minuta.

Shtoni hudhrën dhe gatuajini derisa të marrin aromë, rreth 1 minutë më shumë. Shtoni mishin e grirë dhe skuqini dhe ato përreth 8 minuta. Hiqeni nga flaka dhe shtoni në të orizin dhe domatet.

Ndajeni në mënyrë të barabartë masën e përgatitur tek specat dhe hidhjuni sipër dhe djathin e grirë.

Piqini të pambuluar derisa specat të jenë zbutur dhe masa të jetë e nxehtë, ndërsa ka shkrirë dhe djathi, përreth 20 minuta. Lëreni 5 minuta të ftohet para servirjes.