Supë me perime dhe fileto pule

Supë me perime dhe fileto pule

Përbërësit

1 lugë gjelle gjalpë

1 filetë pule

1 qepë (e grirë imët)

1 spec jeshil

1 spec i kuq

2 patate (të prerë kubikë)

1 gotë ujë

2 koncentrat pule

 

2 vezë (të rrahura)

1 lugë gjelle miell

Përgatitja

1.Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Trazojini mirë dhe i lini për disa minuta.

2.Shtoni ujin dhe më pas tabletat “Gallina Blanca”. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.

3.Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati!