​Promovohet libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë”

​Promovohet libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë”

Janë promovuar libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë” dhe materiali “Problemet Reale, Zgjidhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Përzgjedhura”, të dy këto kanë janë produkt i programit të Zhvillimit të Politikave Publike në Kosovë dhe Lidershipit (PPDL).

Ky program është organizuar nga UNICEFF dhe nga RIT Kosova, ku kanë marrë pjesë mbi 1 mijë e 500 shërbyes civil nga institucionet e Kosovës.

Libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë”, është i pari i llojit të tij, ku autorët e tij janë profesionistë me eksperiencë në politikë-bërje dhe në fushën e politikave publike. Ata janë profesorë në RIT-Kosovo (A.U.K.) dhe janë të angazhuar si ligjërues të PPDL.

Ndërkaq, qëllimi i materialit “Problemet Reale, Zgjidhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Përzgjedhura”, është të mbledh projekt-propozimet e zgjedhura dhe t’i përpilojë në një të vetëm, të shpërndahet në institucionet publike dhe të jetë pjesë e eksperiencës dhe njohurive të pjesëmarrësve të trajnimit PPDL.

Me rastin e lansimit të librit dhe materialit, Louis Sell, anëtar i bordit në RIT Kosova, ka thënë se të dyja janë shumë të rëndësishme, pasi janë një pasqyrë gjithëpërfshirëse e politikave dhe problemeve publike.

Ai ka komentuar disa nga kapitujt e librit, ku ka përmendur se në një kapitull flitet për sigurinë e Kosovës, ku theksoi se tash Kosova ka ushtrinë e saj, por ushtria nuk është elementi më i rëndësishëm i sigurisë shtetërore, por gjithsesi të gjitha këto pika janë trajtuar në libër. Ai tha se në libër janë trajtuar edhe çështjet lokale.

Ndërsa, Mark Baskin, redaktori i librit, ka thënë se kanë synuar që qytetarët e Kosovës t’i pajisin me informacione se çka saktësisht ndodh nëpër ministri. Po ashtu, ai tha se synim i tyre ka qenë që studentëve t’iu prezantojnë politikat që nxiten nga dëshmitë që bazohen në dëshmi dhe përmirësimi i politikës bëhet në bazë të praktikës, në bazë të vlerësimit të vazhdueshëm të saj.

Sipas kësaj, ai tha se ky libër duhet të rishkruhet.

Ndërkaq, Mentor Nimani, profesor në PPDL dhe RIT Kosova, ka thënë se iu kanë ofruar shërbyesve civil një mënyrë të re të të menduarit.

Një nga pjesëmarrëset në programin PPDL ka qenë Ardita Baraku, e cila ka treguar për përvojën e saj.