Samsung ka krijuar edhe një veturë

Samsung ka krijuar edhe një veturë

Kompania e pajisjeve të zgjuara, tashmë i ka hyrë edhe prodhimit të veturave.

Renault Samsung Motors XM3 Inspire është makina që prezantohet në Seoul Motor Show, që do të zhvillohet deri më shtatë prill.

Kjo veturë është shumë e ngjashme me Renault Arkana, që është prezantuar në Moscow International Auto Salon gjatë gushtit të vitit të kaluar. Modeli mbante në grill logon e Renault, ndërsa pritet të hyjë në prodhim gjatë këtij viti.

XM3 Inspire është i ngjashëm me atë veturë, ndërsa është më shumë një përshtatje mes formatit të makiave SUV dhe elegancës së sedanëve. Vetëm se kur të del nga prodhimi, mund të ketë emër tjetër.

“Kemi bashkuar atë që duket si SUV sportiv, por me dukje shumë më të këndshme. Mbi të gjitha, është një makinë e së ardhmes” ka thënë Laurens Va nden Acker, zëvëndës president i Renault.

Specifikat e Renault Samsung Motors XM3 Inspire, pritet të bëhen të ditura këto ditë, ndërsa nuk pritet të hyjë në prodhim para vitit 2020.