Tiramisu me Nescafe

Tiramisu me Nescafe

Përbërësit:

6 vezë

150 gr sheqer

400 gr krem djathi

2 lugë kafe (Nescafe Espresso)

1 filxhan qumësht

biskota (savoiardi)

Përgatitja

1.Në një enë kombinoni të verdhat e vezëve dhe sheqerin. Trazojini mirë dhe shtoni kremin e djathit. Ndërkohë rrihni të bardhat e vezëve dhe në fund bashkoni të dyja masat.

2.Në një filxhan me pak ujë shtoni Nescafe dhe një lugë sheqer. Trazojini mirë dhe më pas e kaloni në një enë. I shtoni qumështin.

3.Merrni një tavë mesatare ku do të përgatisni tiramisunë. Vendosni një shtresë nga kremi që përgatitët dhe sipër rradhisni biskotat, pasi i keni lyer më parë me Nescafe Espresso.

4.Veproni kështu dy herë. Sipër e spërkasni me Nescafe dhe e lini në frigorifer përreth 4-5 orë. Më pas e nxirrni dhe është koha për ta shijuar!