Kek me arra dhe Nescafe

Kek me arra dhe Nescafe

Përbërësit:

200 gr gjalpë

200 gr sheqer

3 vezë

1 tas miell

1 pako pluhur pjekës

4 lugë kafeje kafe (Nescafe  Espresso)

100 gr arra (të grira)

600 ml pana (për ëmbëlsirë)

100 gr sheqer pluhur

Përgatitja

1

Në një enë kombinoni gjalpin, sheqerin dhe vezët. I trazoni mirë ndërkohë që shtoni miellin. Shtoni pluhurin pjekës. Më pas shtoni 2 lugë kafejeNescafe Espresso dhe arrat.

2

Lyeni dy tava me vaj dhe i spërkasni me pak miell. Shtroni me kujdes masën e kekut që përgatitët. I piqni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.

3

Ndërkohë në një enë shtoni panën. Teksa e trazoni shtoni edhe sheqerin pluhur. Shtoni përsëri dy lugë Nescafe Espresso.

4

Nxirrni nga furra kekun dhe e servirni në një pjatë. Vendosni një shtresë nga kremi me pana që përgatitët.

5

Përsëriteni dy herë këtë gjë. Në fund i shtoni arrat e grira dhe Nescafe  Espresso. Keku më fantastik që keni përgatitur ndonjëherë është gati për tu shijuar!