Ford Escape 2020 më i kompletuar se kurrë më parë

Ford Escape 2020 më i kompletuar se kurrë më parë

I lehtë, sportiv dhe me motorin hibrid të rikthyer, Ford Escape 2020 është shumë më i avancuar.

Gjatë javës së kaluar, Ford ka shfaqur vetëm disa pjesë të Escape, që e tregonte nga afër pjesën për nxjerrjen e gazrave dhe grillin.

Në një aktivitetit të zhvilluar në Detroit, zyrtarët e kompanisë, treguan se modeli i ri është shumë më i avancuar, i shkathtë dhe i kompletuar se ndonjë Escape i mëparshëm.

Modeli do të lëvizë në të njëjtën platformë që e shfrytëzon Lincoln Colsair, ndërsa ka qenë në një plan dobësimi ku ka hequr 90 kilogramë. Krahasuar me modelin aktual, është shumë më i gjatë, i gjerë dhe më i ulët.

Grillin e ka huazuar nga gjenerata e gjashtë e Mustang, teksa pjesët e theksuara të përparme, janë nga super-vetura GT.

Sistemi i pezullimit dhe aerodinamika, janë po ashtu të ndryshuara, teksa në përgjithësi është më i kompletuar se kurrë më parë, për një eksperiencë sa më të mirë të vozitjes.

Nën kapakun e Ford Escape, është motori EcoBoost me variantet 1.5 litra që prodhon 180 kuaj fuqi, si dhe versioni 2.0 litra që nxjerrë deri në 250 njësi.

Kompania konfirmoi se hibridi i kombinuar me gaz, mund të lëviz deri në 650 kilometra me një mbushje, teksa hibridi i elektrifikuar ka autonomi prej 850 kilometrave.

Ende nuk janë bërë të ditura çmimet, ndërsa thuhet se gjithçka do të jetë gati deri në vjeshtë, ndërsa versionin hibrid, nuk do ta lansojnë para pranverës së vitit që vjen.