Zbulohet i mbijetuari i fundit i anijeve të skllevërve në SHBA

Zbulohet i mbijetuari i fundit i anijeve të skllevërve në SHBA

Personi i fundit i mbijetuar i anijeve transatlantike të skllevërve, që u soll në SHBA në vitin 1860, është identifikuar nga një akademik në Universitetin e Newcastle.

Sally Smith u rrëmbye në Afrikën Perëndimore nga tregtarët e skllevërve dhe jetoi deri në 1937 në Alabama, në një plantacion ku ishte skllavëruar.

Hannah Durkin e bëri zbulimin duke hulumtuar, arkivat dhe të dhënat e regjistrimit.

Para Smith, i mbijetuari i fundit që njihej ishte një ish-skllav që vdiq në vitin 1935.

Ajo rrëmbye në moshën 12 vjeçare

Gruaja, e cila mori emrin Sally Smith në SHBA, por që quhej Redoshi, u rrëmbye nga tregtarët e skllevërve në vitin 1860 në një fshat që tani njihet si Benini.

Durkin beson se ajo ishte 12 vjeçe kur u transportua në një nga anijet e fundit të skllevërve drejt SHBA, së bashku me më shumë se 100 burra, gra dhe fëmijë të tjerë.

Ajo u ble nga një bankier dhe pronar plantacionesh në Alabama dhe mori mbiemri i tij, Smith.

Edhe pse skllavëria u shfuqizua pesë vite pas arritjes së saj në SHBA, Redoshi vazhdoi të punonte në të njëjtin plantacion me bashkëshortin e saj, i cili gjithashtu ishte rrëmbyer në Afrikën Perëndimore si edhe me vajzën e tyre.

Studiuesi thotë se ajo qëndroi në atë plantacion për më shumë se 70 vite pasi iu dha fund skllavërisë dhe ishte personi i fundit i njohur që u largua me dhunë nga Afrika.